Ka ndodhur

Merr flakë një makinë në Tiranë, pronari sapo e kishte parkuar

Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gramoz Pashko”, rreth orës 18:15.

Policia ka bërë të ditur se flakët kanë përfshirë fillimisht pjesën e motorit të makinës, që është në pronësi të shtetasit me inicialet M.C..

Ai sapo e kishte parkuar makinën, ndaj dhe nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale. Dyshimet janë se mund të ketë qenë një defekt në motorrr që ka shkaktuar zjarrin. Grupi hetimor ka nisur punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë