Ajo është 27 vjeçe, punon midis Romës dhe Nju Jorkut dhe detyra e saj e parë e madhe ishte të mësonte Lady Gaga të fliste si Patrizia Reggiani në filmin House of Gucci, që jepet në kinematë amerikane nga 24 nëntori dhe në Itali nga 16 dhjetori.
“Nuk e kam quajtur kurrë Lady Gaga”, thotë Beatrice Pelliccia, e lidhur nga Nju Jorku. “Për mua ajo është Stefani, por në xhirime e kam quajtur Patrizia”.
Për nëntë muaj, trajneria italiane e aktrimit punoi përkrah yllit amerikan për ta mësuar atë të fliste anglisht me theks italian. “Është shumë e vështirë”, thotë ajo. “Sigurisht që ka ndihmuar shumë fakti që Stefani është këngëtare dhe ka një gjysh italian”.
Lady Gaga ia njohu punën e saj, duke e falënderuar publikisht Beatrice Pelliccia gjatë intervistës së Fabio Fazio me Che tempo che fa, në Rai3.
“Në takimin tonë të parë, e bëra atë të lexonte Komedine Hyjnore të Dantes,” thotë ajo. Dhe ajo ishte shumë e lumtur që iu afrua gjuhës sonë në këtë mënyrë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




