Një 45-vjeçar shqiptar i Kosovës është arrestuar këtë të enjte në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim prej dy javësh.
Policia thotë se shtetasi B.K., nga Prizreni akuzohet për përdhunimin e nipit të tij 8-vjeçar. Ka qenë vetë fëmija, i cili me ndihmën e familjarëve ka denoncuar në polici, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga raporti i mjekësisë ligjore.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë në shtëpinë e të akuzuarit në Prizren, ku nipi 8-vjeçar kishte shkuar për disa ditë pushime.
Pas arrestimit, ai është dërguar në burgun e Beratit, pasi gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Fëmija 8-vjeç jeton në Berat me babanë dhe nënën e tij, e cila është martuar prej 10-vjetësh në Berat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




