Ka ndodhur

Aksidentohet furgoni me nxënës në Yzberisht

Një furgon me nxënës për është përfshirë në një aksident rrugor në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në Yzberisht, ku mjeti furgon drejtues shtetasin A. H që transportonte disa nxënës shkolle është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët  fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë