Ka ndodhur

I shpallur në kërkim për plagosje me armë, kapet pas 8 muajsh i riu në Shkodër

Një 27-vjeçar, i cili prej kohësh ishte shpallur në kërkim është arrestuar në Shkodër. Në një njoftim për mediat policia e këtij qyteti bën me dije se është ndaluar Elis Lekndrejaj.

Për këtë person Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë  në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai akuzohet se është si autori i ngjarjes së ndodhur në datën 21 mars të këtij viti, në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Mikel Fusha. Policia në atë kohë njoftoi se ngjarja ndodhi në një lokal, pas një konflikti të çastit.

Tashmë i riu do të dal para gjykatës dhe do të njihet me masën e sigurisë, pasi vendimi kundër tij është dhënë në mungesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë