Një tragjedi ka ndodhur në Greqi, ku 3 persona anëtarë të së njëjtës familje, të gjithë me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën në aksident.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ftiotida në autostradën Xyniada-Koromilia. Makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare, prindërit dhe dy fëmijët e tyre, u përplas me një kamion cisternë. Përplasja ishte aq e fortë saqë automjeti i tyre u shkatërruar tërësisht.
Për fat të keq, humbën jetën bashkëshorti 46 vjeç, gruaja 43 vjeç dhe vajza e tyre 22-vjeçare. Ndërsa djali 17-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Identitetet e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




