Ka ndodhur

Tritol në lokalin e biznesmenit në Shkodër, në 2015-ën sulmoi policinë me armë

Një lokali i është vënë lëndë plasëse këtë të hënë në Shkodër në rrugën që të çon në Malin e Shoshit. Biznesi i përket Gjin Gurit, i cili është një emër i njohur për policinë e Shkodrës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar.

Gjin Guri në vitin 2015 është arrestuar nga policia, pasi hapi zjarr ndaj forcave policore, të cilët kishin shkuar të kontrollonin zonën e Dukagjinit për kanabis.

Arrestimi u bë i mundur pak vite më parë në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirë organizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë