Ka ndodhur

Covid-19/ 3 humbje jete dhe 625 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 625 persona nga 3230 testime të kryera.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 qytetarë të prekur me koronavirus. Ministria njofton se me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19 një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç.

Rastet e reja – Ministria thotë se kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 625 qytetarë, në këto bashki: 322 në Tiranë, 28 në Fier, 25 në Berat, 23 në Vlorë, 16 në Durrës, Elbasan, 15 në Kamëz, 13 në Gjirokastër, 11 në Krujë, Lushnje, 10 në Sarandë, 9 në Patos, 8 në Kurbin, Pogradec, Dimal, Kuçovë, 7 në Shkodër, Divjakë, Mallakastër, 6 në Kavajë, Korçë, Kolonjë, Librazhd, 5 në Peqin, 4 në Lezhë, Vorë, Libohovë, Gramsh, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Vau i Dejës, Dibër, Roskovec, Kelcyrë, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dropull, Skrapar, Poliçan, Cerrik.

Ndërsa janë shëruar 579 persona dhe aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (11 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          625

Të shëruar në 24 orë       579

Të shtruar në spitale       166

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 3,230

Testime totale              1,340,830

Raste pozitive                191,440

Raste të shëruara            180,229

Raste Aktive                     8,233

Humbje jete                      2,978

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            4301

Fier                852

Shkodër          456

Vlorë                462

Durrës             441

Gjirokastër      414

Elbasan            334

Berat               367

Korçë              241

Lezhë              197

Dibër                89

Kukës              79


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë