Ka ndodhur

U kap me 83 emigrantë të paligjshëm në kamion, do merrte 1.150 euro për person

Një 31-vjeçar ka rënë në pranga në Pogradec, pasi në kamionin tip trailer që po drejtonte, iu gjetën 83 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se në pranga ka rënë Oligert Agolli, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u kap në dalje të Pogradecit. Ai i kishte marrë emigrantëve nga 1150 euro secilit, me premtimin për t’i kaluar drejt vendeve të BE-së.

Policia njofton se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë