Ana e errët

Ekstradimi/ Doganier në Durrës, trafikant droge në Itali

Një trafikant shqiptar i drogës, i arrestuar në 23 shtator në Durrës dhe që punonte si doganier, është ekstraduar në Itali. Shtypi italian, raporton se Julian Mandija, mbërriti në aeroportin e Fiumiçinos në Romë i shoqëruar nga Interpol mëngjesin e të martës dhe tashmë ndodhet në një burg pranë rajonit të Lacios.

Trafikanti shqiptar u kap në një lagje të Durrësit teksa po shkonte në punë në port ku punonte si doganier, ndonëse shteti italian e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës me Shqipërisë dhe Italisë.

Prokurori publik i L’Aquila kishte kërkuar 7 vjet e 4 muaj burg për Mandijan në vitin 2015. Shqiptari me origjinë nga Durrësi që jetonte në provincën e Pordenones në Itali, ishte kthyer në Shqipëri ku punonte si doganier.

Ai kishte ndërtuar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë që prej vitit 2002.

Shqiptari bashkëpunonte me drejtues të grupeve kriminale për prodhimin, trafikimin dhe mbajtjen e lëndëve narkotike, të ndarë në disa zona, kryesisht në bregdetin e Marche dhe Bologna.

Mandija bashkëpunonte me grupe kriminale të përkushtuara në prodhimin, trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë