Janë arrestuar nga policia Përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës Rubin Hekurani, specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj si edhe një zyrtar tjetër.
Dyshohet se arrestimet e tyre janë kryer për shkak se kanë abuzuar me detyrën në lidhje me një leje ndërtimi në rrugën Trasballkanike.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me arrestimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




