Ka ndodhur

Drogë drejt Maqedonisë së Veriut, sekuestrohen 11.5 kg kanabis në Elbasan

Tre persona kanë rënë në pranga në Elbasan, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Policia bën me dije se të ndaluarit janë shtetasit me iniciale G. Xh., 40 vjeç, E. P., 18 vjeç dhe E. V., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Ndalimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Rrajca”, ku gjithashtu është sekuestruar 11 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë