Një zyrë ka për qëllim të bashkojë njerëzit. Në vend të kësaj, ajo është bërë një për element përçarjeje. Për disa, kthimi në zyrë pas pandemisë është një mundësi për të rivendosur kufjtë midis shtëpisë dhe punës dhe për të takuar kolegët.
Për të tjerët, ajo nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse udhëtime të pakuptimta dhe rreziqe të shtuara për shëndetin. Shumë elementë përcaktojnë preferencën për zyrë, por në sy bie vjetërsia.
Slack, një firmë mesazhesh, bën anketa të herë pas hershme mbi punonjësit në vendet e punës, kudo në botë. Në studimin e tyre të fundit në muajin tetor, ata zbuluan se shefat, janë ata që ngulin më shumë këmbë se çdo kush tjetër për rikthim në zyrë. 75% e tyre me pozitë të lartë në punë, kërkojnë që të punojnë në zyrë vetëm 3 ditë të javës. Kështu mendonin vetëm 34% e punonjësve të thjeshtë.
Ndarja është bërë praktike tashmë në disa kompani. Më herët gjatë vitit, punonjësit e Apple i shkruan një letë Tim Cook, shefit ekzekutiv të kompanisë, se si ishin “të etur” për t’u rikthyer në zyrë. “Në ndjejmë një shkëputje midis mendësisë së ekipit të punës dhe eksperiencës aty.” Pse punonjësit e mëdhenj e duan kaq shumë zyrën?
Ka tre shpjegime: një cinik, një i sjellshëm dhe një i pandërgjegjshëm.
Ciniku është se drejtuesve u pëlqen statusi që u jep zyra. Ata ulen në dhoma të bukura në katet më të larta me qilima prej pellushi. Qasja në to ruhet, me edukatë, por me agresivitet. Kur ecin nëpër dysheme, bëhet ngjarje. Kur ulen në dhomat e mbledhjeve, ata marrin karriget më të mira.
Online, sinjali i dobët është dhe për to. Askush nuk merr më shumë se të tjerët.
Shpjegimi i sjellshëm është se drejtuesit besojnë se ndërveprimet personale janë më të mira për institucionet që ata drejtojnë. Puna nga shtëpia “nuk funksionon për njerëzit që duan të nxitojnë, nuk funksionon për kulturën, nuk funksionon për gjenerimin e ideve,” ishte verdikti i Jamie Dimon, shefit ekzekutiv të JPMorgan Chase, në fillim të këtij viti. Ken Griffin, shefi i Citadel, një fond mbrojtës, i ka paralajmëruar të rinjtë të mos punojnë nga shtëpia: “Është tepër e vështirë të rritesh në karrierë pa kesh përvojat menaxheriale dhe përvojat ndërpersonale që ke në një mjedis pune në në afërsi. ”
Këto shqetësime kanë shpjegime. Puna virtuale rrezikon forcimin e ambjenteve të punës. Të punësuarit kanë gjasa të kalojnë më shumë kohë me kolegët nëse shkojnë në zyrë. Një studim i vitit 2010 zbuloi se afërsia fizike midis kolegëve ishte element kryesor për punë të mirë. Digjitalizimi nuk mund të jetë personal.
Por avantazhet e zyrës ndonjëherë mund të ekzagjerohen. Kurba e Allen-it, e cila tregon sesi frekuenca e komunikimit zvogëlohet kur kolegët ulen më larg nga njëri-tjetri, u formulua në vitet 1970, por ende duket e vërtetë. Çdo vend pune ka qoshe që njerëzit nuk i vizitojnë kurrë; asnjë hendek nuk është më i madh se ai ndërmjet kateve. Dhe disavantazhet e punës në distancë mund të kalohen me pak mund. Hulumtimi nga 3 profesorë në Shkollën e Biznesit të Harvardit zbuloi se praktikantët e periudhës së karantinës që kalonin kohë me menaxherët e lartë virtualisht kishin shumë më shumë gjasa të merrnin oferta pune me kohë të plotë sesa ata që nuk e bënin këtë.
Nëse hapësirat fizike të punës kanë të meta dhe puna në distancë mund të përmirësohet, pse drejtuesit janë të prerë në preferencat e tyre?
Pandërgjegjja jep një shpjegim të tretë. Siç vëren Gianpiero Petriglieri nga Insead, një shkollë biznesi franceze: “Njerëzit që i këshillojnë të rinjtë të shkojnë në zyrë janë ata që kanë arritur majat në atë mjedis.” Drejtuesit që kanë arritur sukses duke punuar në një zyrë kanë më pak gjasa të vënë në dyshim efikasitetin e saj.
Ky është një problem, veçanërisht pasi shumica e drejtuesve thonë se kanë hartuar politika të kthimit në zyrë me shumë pak dëshirë nga punonjësit. Një e ardhme hibride na pret, në të cilën punëtorët e ndajnë kohën e tyre midis shtëpisë dhe zyrës. Menaxherët duhet të përmirësojnë të dy mjediset, jo të supozojnë se njëri është dukshëm më i mirë se tjetri.
Burimi: The Economist/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje