Ka ndodhur

Plagosja me armë te ‘Shallvaret’, në pranga dy autorët e dyshuar

Është zbardhur plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e të shtunës në zonën e “Shallvareve” në Tiranë. Policia ka arrestuar dy persona, Kridenc Meçollari 38 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes dhe Renis Selimaj 35 vjeç, i akuzuar për veprat penale “moskallëzim I krimit” dhe “përkrahja e autorit në krim”.

Meçollari dhe Selimaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanë qëlluar për motive të dobëta shtetasin Ilir Skurti, 32 vjeç.

Ata tentuan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, por u kapën brenda pak orësh nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë