Dy persona, të cilët prej një viti kanë qenë nën hetim janë arrestuar në Elbasan. Në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja”, është bërë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “arrest me burg”, Ardian Kaçaniku 47 vjeç, dhe Edison Kaçaniku, 30 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në banesën e Kaçanikut, u gjet dhe sekuestrua: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, 1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using” dhe 24 tableta të dyshuara metadon.
Më herët, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




