Ka ndodhur

Tiranë, shpërthim me tritol në makinën e një gruaje te ‘Komuna e Parisit’

Një sasi e vogël me eksploziv ka shpërthyer mbrëmjen e të prermtes në një makinë tip “Range Rover” me targa AA 19 YS në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Ka qenë ora 23:00 kur një shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët e një prej zonave më të frekuemtuara të kryeqytetit.

Tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës, ndërsa ka qenë e parkuar. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale që ka pësuar mjeti. Policia njofton se makina është në pronësi të shtetases me iniciale, R.K.

Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar në një parking mes pallateve pranë kryqëzimit me “Rrugën e Kosovarëve”.

Policia ka nisur hetimet nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së parkingut, por edhe zonës përreth për të shkuar në gjurmët e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë