Ka ndodhur

Me kokainë në makinë përplas patrullën e policisë në Lezhë

Një 27-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte i është gjetur kokainë. Policia kishte informacion se një person që posedonte lëndë narkotike po lëvizte me automjet nga Miloti në drejtim të Lezhës në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+” me mjetin tip ”BMW”.

I riu, banues në Milot, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, duke përplasur automjetet e efektivëve dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Më pas, policia e ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Sh.Q.,  dhe gjatë kontrollit në makinë i ka gjetur kokainë gati për shitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë