Ka ndodhur

Zetori del nga rruga, humb jetën drejtuesi në Mirditë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të enjte në Miridtë. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gziq dhe viktimë ka mbetur shtetasi R.Gj., 56 vjeç.

Viktima ka qenë duke drejtuar mjetin bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Lidhur me këtë ngjarje, është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë