Ka ndodhur

Tiranë, prezantohen si policë dhe i marrin makinën dy vëllezërve

Një 35 vjeçar bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar janë shpallur në kërkim, pasi duke u prezantuar si policë, iu kanë marrë makinën dy vëllezërve në Tiranë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho”, ku disa persona janë hequr si punonjës policie dhe i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M.C., dhe G.C., (vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë