Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së Martës në Fushë-Krujë, ku ka mbetur e plagosur një grua. Policia ka njoftuar se aksidenti ndodhi rreth orës 17:45, në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, ku është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen K. K, e cila ka marrë lëndime dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




