Gjatë dy viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë rreth 1 milion dollarë për rinovimin e dy tuneleve të ruajtjes së municioneve luftarake.
Përmes një njoftimi në Fb, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, thotë se investimi në këtë fushë, ka qenë një partneritet I jashtëzakonshëm në fushën e mbrojtjes.
Të pranishëm në dhurimin e këtyre pajisjeve nga SHBA-të, ka qenë i pranishëm Zëvendës Shefi i Misionit, Demian Smith dhe Shefi i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje LTC Erol Munir.
“Është frymëzuese të shikojmë pas në tridhjetë vitet e fundit dhe të shohim se sa shumë kemi arritur. Një nga pjesët më të rëndësishme të marrëdhënies sonë ka qenë partneriteti i jashtëzakonshëm në fushën e mbrojtjes. Kush do ta kishte imagjinuar tridhjetë vjet më parë, se sot do të ishim aleatë në NATO dhe ushtritë tona do të bënin kaq shumë së bashku këtu dhe në mbarë botën”, – tha Zëvendës Shefi i Misionit Smith gjatë ceremonisë.
Shefi i Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral Major Bajram Begaj, falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën ndaj ushtrisë shqiptare dhe zbuloi pllakatën në përkujtim të punës dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




