Burgu i Drenovës në Korçë duket se është kthyer në një vatër të Covid 19. Sipas informacioneve, njëri prej të burgosurve është transportuar drejt Tiranës një ditë më parë në gjendje të rëndë shëndetësore.
I dënuari, me inicialet E.D., prej disa ditësh ka qenë i prekur nga virusi, por gjendja e tij është rënduar mbrëmjen e të enjtes.
Mësohet se në godinën B, ku ndodhen edhe të dënuar të tjerë të sigurisë së zakonshme, mbi 10 prej tyre kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit.
Mësohet se të dënuarit kanë pasur pikërisht kontakte me të burgosurin e prekur nga koronavirusi. Ata janë karantinuar menjëherë, ndërsa priten edhe rezultate për të dënuarit e tjerë të burgut në Drenovë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




