Ka ndodhur

Ndërtime pa leje në Palasë, në pranga 11 punëtorët. Investitori në kërkim

Policia e Himarës ka arrestuar 11 persona në Palasë, të cilët ishin të punësuar për ndërtimin e tre objekteve, ndërsa është shpallur në kërkim investitori, me akuzën se nuk kishte marrë leje në institucionet përkatëse.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë: F.B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A.S., 32 vjeç, B.Zh., 26 vjeç, M.Zh., 34 vjeç, V.B., 49 vjeç, D.T., 44 vjeç dhe L.T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale, “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim.

Policia ka shpallur në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin Vezir Gjikolaj, 32 vjeç, banues në Himarë, investitori i ndërtimeve.

Po ashtu, janë vënë nën hetim edhe dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë