Një sasi prej 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar në Lezhë nga policia. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Manati”, u arrestua shtetasi V.N., banues në Manati, Lezhë, si dhe u bë shpallja në kërkim e 2 djemve të tij, shtetasve Sh.N., dhe S.N.
Sipas bluve, dyshohet se shtetasit e lartpërmendur, janë posedues të 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike kanabis sativa që u gjetën dhe u sekuestruan gjatë kontrollit në një banesë tjetër që ata e kishin në përdorim, ngjitur me banesën e tyre, në fshatin Manati, Lezhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




