Ka ndodhur

Lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit, drejtori Gledis Nano firmos emërimet e reja

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka bërë ndryshime të tjera në radhët e zyrtarëve të uniformave blu. Kështu, detyrën si Drejtor i Policisë Rrugore, do ta mbajë Altin Qato.

Dhimitraq Ziu është emëruar si zv/drejtor për Rendin në Durrës. Ndërkohë Vehbi Bushati është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndryshoi disa ditë më parë drejtorët e policive në qarqe. Ndryshime pati edhe në drejtoritë e kufirit.

Ndryshimet në drejtoritë:

Lorenc Panganika – Drejtor i Policisë së Tiranës

Rebani Jaupi – Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

Hamdi Fiora – Drejtor i Policisë së Shkodrës

Ardian Çipa – Drejtor i Policisë së Elbasanit

Gjovalin Loka – Drejtor i Policisë Korçë

Alfred Çepe – Drejtor i Policisë së Fierit

Neritan Nallbati – Drejtor i Policisë së Durrësit

Oltion Bistri – Drejtor i Policisë së Lezhës

Gentian Berberi – Drejtor i Policisë së Vlorës

Edmond Sulaj – Drejtor i Policisë së Kukësit

Bledar Çeliku – Drejtor i Policisë së Gjirokastrës

Saimir Bosnjaku –Drejtor i Kufirit në tiranë

Fatmir Hoxha – Drejtor i Kufirit në Korçë

Sokol Cana – Drejtor i Kufirit në Gjirokastër

Arben Joca – Drejtor i Kufirit në Shkodër

Lorenc Shehu – Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë