Ka ndodhur

Nis furnizimi i reduktuar me ujë në Krujë. ISHP:Vetëm për higjienë dhe jo konsum

Ujësjellës dhe kanalizime Krujë ka njoftuar se në mbrëmje rinis furnizimi me ujë për banorët e Krujës, por vetëm për përdorim sanitar dhe me kapacitet të reduktuar.

Në njoftim thuhet se pas analizave fiziokimike dhe bakteriologjike uji rezulton brenda parametrave për përdorim higjenik, por ndalohet përdorimi i tij për konsum apo gatim deri në një njoftim të dytë nga UKK.

Rastet e para të helmimit nga uji në qytetin e Krujës janë raportuar në datën 24 tetor dhe ditë pas dite ka pasur raste të reja me simptoma të ndryshme si temepraturë apo të vjedha. Qyteti i Krujës nga ajo ditë nuk ka pasur furnizim me ujë.

Sipas UKK-së shkak ka qenë kontaminimi i ujit të pijshëm nga shirat dhe ka rritur normën e amoniakut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë