Ka ndodhur

Një muaj leje për të dalë nga banesa për prokurorin e akuzuar nga SPAK

Prokurori i Vlorës Maksim Sota, do të përfitojë një muaj leje lëvizjeje për të dalë nga banesa për arsye shëndetësore të një familjari, por Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë dhe Sota, aktualisht i pezulluar nga detyra, po hetohet nga SPAK me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Maksim Sota, u arrestua në 2 korrik të këtij viti si pjesë e operacionit ndërkombëtar policor të koduar “Shpirti”. Emri i Sotës, doli gjatë dëshmisë së 2 skafistëve, të cilësuar si të penduar ndaj drejtësisë. Ata pretendonin se Sota, qëndronte në një apartament me qira në Vlorë të paguar nga kreu i grupit. Akuza këto, të cilat janë kundërshtuar nga ish prokurori.

Më 2 korrik, SPAK dhe Antimafia italiane finalizuan operacionin e koduar “Shpirti” në kuadër të të cilit u arrestuan 38 persona, 28 prej tyre në Shqipëri, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga u vunë biznesmenëve të njohur dhe 2 ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Thuajse 3 muaj më parë, Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin për sekuestrimin e automjetit të prokurorit të Vlorës.

Mjeti i tij u sekuestrua me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se i është blerë prokurorit nga persona që merren me trafik droge.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë