Ka ndodhur

Kërkohej nga Pakistani, arrestohet në Rinas 33-vjeçari me banim në Dubai

Një 33-vjeçar me banim në Dubai është ndaluar në aeroportin e Rinasit në hyrje të Shqipërisë. 33-vjeçari me iniciale M.T., ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar pas verifikimeve.

Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Pakistani, pasi ndaj tij ka procedim penal nga autoritetet e këtij vendi. Në Pakistan, 33-vjeçari akuzohet për mashtrim publik duke përdorur arsye fetare. Ai do të ekstradohet drejt Pakistanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë