Ka ndodhur

I shpallur në kërkim për blerje votash, arrestohet kandidati për deputet i LSI-së

Arrestohet pas 6 muajsh ish-kandidati për deputet i i LSI-së, Elton Joka, i shpallur në kërkim si i akuzuar për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shpall në kërkim nga policia më 24 prill, një ditë para zgjedhjeve, por 32-vjeçari ishte larguar dhe uniformat blu nuk e gjetën në adresën e banimit.

Më herët, ndaj tij, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Joka është filmuar në një video duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Ai u shfaq me zë në një video të publikuar, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

Po ashtu, në të njëjtën video, një person me inicialet E.B., vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

Në një regjistrim tjetër kandidati i LSI është filmuar teksa i mëson qytetarit që e filmon si të votojë, pasi i ka dhënë paratë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë