Një sasi prej 10 kg kanabis është sekuestruar në Fier në kuadër të operacionit të koduar “Hoxhara”. Policia thotë se në pranga është vënë një nga autorët dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori.
Gjatë kontrollit në banesën e P.S., në fshatin Hoxharë e Re, policia ka arrestuar I.H. (B)., i cili është bashkëpunëtor me P.S. në këtë veprimtari kriminale, si edhe u gjet dhe u sekuestrua 10 kg lëndë narkotike kanabis gati për t’u shitur.
Ndërkohë, H.(B)., 20 vjeç u arrestua, ndërsa u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e P.S., 42 vjeç, banues në Hoxharë e Re.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




