Ka ndodhur

Trafikim të miturish e prostitucion në Spanjë, sekuestrohet pasuria 150 mijë euro e dy vëllezërve

Prokuroria e Tiranës ka vendosur një sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 150 mijë euro në pronësi të dy vëllezërve.

Vendimi është marrë pas procedimit që ka nisur ndaj vëllezërve Arjen dhe Oltjon Legisi të dy 30 vjeç dhe me precedent të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj jetës.

Rezulton se Arjel Legisi është arrestuar në Spanjë në vitin 2018, pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Oltjon Legisi është nën hetim nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Në kuadër të këtyre hetimeve dhe procedimit penal, u bë sekuestrimi i pasurive të dy vëllezërve dhe familjarëve të tyre, që arrijnë vlerën 150.000 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë