Ka ndodhur

Rinas, nga Londra në Shqipëri me mbi 10 mijë paund në çantë

Një grua 36 vjeçe, është shoqëruar në Rinas nga policia kufitare, pasi i janë sekuestruar 10.200 paund britanikë të padeklaruara më parë sipas ligjit.

Gruaja me inicialet N.M., banuese në Londër po kthehej në Shqipëri. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës u gjet shuma, e cila u sekuestrua.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë