“Gigi nuk është më mes nesh. Pastaj e shoh atje, në ekran, pranë meje …”, thotë aktori Marco Giallini.
Giallini ishte shoku i fundit i Gigi Proietti në film. Filmi është komedia fantastike e Edoardo Falcone “Unë jam Santa Claus” dhe pas udhëtimit në Festivalin e Filmit do të dalë nga Lucky Red (kompani shpërndarjeje filmash) më 3 nëntor, një ditë pas përvjetorit të lindjes dhe vdekjes së të madhit aktor.
Giallini është një ish i dënuar me një jetë të trazuar, i cili e gjen veten në shtëpinë e Gigi Proietti si një grabitës.
Ai nuk ka gjëra me vlerë, në mbrëmjen e 24 dhjetorit, ai vishet i gjithi me të kuqe dhe bie në pah mjekra e tij e bardhë. Giallini merr, Proietti jep: është “Santa Claus”. Dhe ky film është “dhurata” e fundit e Gigit për publikun. “Mësova prej tij pasi nuk e njihja, – thotë Giallini, – ishte privilegj ta kaloja atë kohë së bashku me të, ai u bë si baba për mua. Ai nuk ishte mirë, ju mund ta shihni, por unë nuk e besoja deri në atë pikë. Kur regjisori e thërriste, Gigi dukej se ishte 20 vjeç, e di që tingëllon retorike, por kështu është”.
Në film, aktori Giallini ka një ish-grua të luajtur nga Barbara Ronchi: “Gigi po më fliste për Teatrin e tij Globe, për Hamletin që donte të bënte”.
A ju tregoi gjithashtu edhe për keqardhjen e tij që kishte për kinemanë?
“Ishte një shqetësim, megjithatë, jo aq shumë”, përgjigjet Giallini. Dhe regjisori: “Ai u pendua, por ishte një plagë që ishte shëruar me kalimin e kohës”.
Gigi ishte një tregimtar popullor dhe intelektual, që i kalonte netët me miqtë dhe kolegët duke kënduar, duke bwrw shaka, nga të cilat ai kishte një kult: e dini se…? “Ai e bëri atë edhe me ne”, thotë Falcone. Giallini kujton një nga mesazhet e fundit që Proietti, duke bërë shaka për gjendjen e tij shëndetësore, i dërgoi në celularin e tij: “Unë ende jetoj në procesin e shërimit”. Është Santa Claus, këtu, ai që i shkruan një letër (Giallinit): “Përpiquni ta doni veten edhe nëse askush nuk ju ka mësuar ndonjëherë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




