Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pritur këtë të enjte delegacionin e lartë të Guardia di Finanzas, i kryesuar nga Gjenerali Brigadës, Giuseppe Arbore.
Gjatë takimit është diskutuar mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy palëve me qëllim goditjen e kultivimit të kanabisit dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Në fjalën e tij, Nano tha se lufta kundër kultivimit të kanabisit është prioritet i qeverisë shqiptare.
Drejtuesi i Departamentit të Koordinimit të Informacionit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komandës së Përgjithshme, Gjeneral Brigade Cosimo di Gesu, i ka ofruar Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, mundësinë që oficerët e Policisë shqiptare të kryejnë trajnime të ndryshme në Shkollën e Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanzas, informon zyra e shtypit e policisë së shtetit. Në takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




