Ka ndodhur

Gjendet i mbytur një person në zonën e Petroliferës në Vlorë

Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e të mërkurës në zonën e molit të petroliferës në Vlorë. Ngjarja është evidentuar nga peshkatarë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.

Trupi i pajetë, i dekompozuar ende nuk dihet kujt i përket dhe sa kohë ka që është mbytur. Mjekësia ligjore ka nisur procedurat në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë