Një 44-vjeçar, Afrim Kocaqi, është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, pasi ishte i shpallur në kërkim për shkak se Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014, e ka dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Sipas policisë, Kocaqi, i cili më herët ka mbajtur dhe mbiemrin Muço, ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 Lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011.
Pas regjistrimit të procedimit penal, është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 Lekë.
Po ashtu, policia thotë se Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë, duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .
Pas dënimit të kryer në shtetin grek, Kocaqi është ekstraduar për shlyerjen e dënimit të marrë në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




