Ka ndodhur

Kapet hajduti i disa vjedhjeve në Vlorë

Një 27-vjeçar është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim me akuzën e disa vjedhjeve të ndodhura në Vlorë.

Në prang aka rënë K.L., i cilu u kap më flagrancë nga policia duke vjedhur një automjet në lagjen “28 Nëntori” të qytetit.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.Ç., 35 vjeç, banues në Vlorë, janë autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin bregdetar.

Konkretisht vjedhjes së një automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit  M.Dh., vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shume parash në automjetin e shtetasit A.K., veglave pune në automjetin e shtetasit K,Q., sendeve personale dhe një shume parash në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia”, si dhe vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shumë parash në automjetin e shtetasit E.M.

Ndërkohë policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa prej sendeve të vjedhura nga këta persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë