Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur në kërkim ndërkombëtar kërkon pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit që e ka dënuar me 2 vite burg për “fshehje pasurie”.
Kërkesa është argumentuar me problemet shëndetësore të Llallës dhe nevojës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.
Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme e shpalli në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla. Pas dy javësh kërkime të dështuara nga policia brenda vendit, SPAK i përcolli Interpolit urdhrin për kërkimin ndërkombëtar të ish-prokurorit të përgjithshëm të dënuar me 2 vite burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




