Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në Athinë mëngjesin e të premtes pas një kontrolli rutinë nga policia greke. Mediat lokale raportojnë se rreth orës 09.00 patrulla e policisë ndaloi një automjet tip “Peugeot”.
Ata i bënë sinjal shoferit që të ndalonte për ta kontrolluar dhe ai jo vetëm që nuk ndaloi, por përplasi motorin e policisë.
Drejtuesi, për të cilin thuhet se është shqiptar, raportohet se shtyu një nga policët dhe tentoi të largohej. Sipas mediave greke, automjeti rezulton që mjeti të ketë qenë i vjedhur dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja pse shqiptari ka tentuar të mos i bindet urdhrit. Mësohet se polici qëlloi dy herë në drejtim të shqiptarit, ku një prej plumbave e kapi në këmbë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.








