Ka ndodhur

Çuçi, takim me gjeneralin libanez: Do vijojmë riatdhesime të tjera nga kampet e ISIS në Siri

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti në një takim drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb, dy personat kyç  për operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve nga kampet e ISIS në Siri.

Ministri Çuçi tha se operacionet do të vijojnë por pa zbuluar më tepër detaje.

“…Me Gjeneralin dhe Konsullin, si dhe struktura tona të Policisë së Shtetit po vijojmë punën për riatdhesime të tjera nga ata që kanë mbetur ende pas. Janë operacione të vështira që marrin kohë, por tashmë kemi një përvojë të mirë dhe vendosmërinë e duhur për t’i shkuar deri në fund gjërave”, tha Çuçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë