Katër persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë shpallur në kërkim për t’u shoqëruar pas protestës së të mërkurës përpara kKryeministrisë për rritjen e çmimeve në vend.
Policia e Tiranës njofton se të proceduarit janë N.L., V.K., A.G., dhe E.K. Këta protestues akuzohen se në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë.
Materialet ndaj tyre janë referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe po punohet për shoqërimin e tyre nga ana e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




