Pesë persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për tentativë të trafikut të qenieve njerëzore në drejtim të Italisë të 15 emigrantëve nga Egjipiti në rrugë detare.
Gjatë operacionit të koduar “Bristani”, të kryer në bashkëpunim me Guardia di Finanza, janë vënë në pranga: K. Gj., 38 vjeç, banues në Vlorë; M.Sh., 61 vjeç, me shtetësi egjiptiane; F.B., 36 vjeç, banues në Vlorë; R. H, 44 vjeç, banues në Tiranë; A. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë transportuar nga Tirana në qytetin e Vlorës 15 shtetas të huaj (egjiptianë), duke i transportuar më pas në rrugë tokësore me automjet deri në qytetin e Orikumit, duke vijuar udhëtimin në këmbë deri në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, nga ku dyshohet se do të siguronin kalimin e tyre me mjete lundruese drejt Italisë, kundrejt shpërblimit monetar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




