Ka ndodhur

Mbytet peshkarexha në Karaburun, shpëtohen 3 marinarët

Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e të mërkurës në gjirin e Gramës në Karaburun, Vlorë. Peshkarexha “Sirena Blu” kishte në bord tre persona. Mjeti detar që vinte nga Himara ka lëshuar sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Policia kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj dhe ka shpëtuar marinarët, ndërsa peshkarexha është mbytur në afërsi të gjirit të Gramës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë