Ka ndodhur

Evitohet tragjedia në Rinas. Avioni bën ulje të detyruar, vonohen dy orë fluturimet e tjera

Një avion i vogël, model Beechcraft, me regjistrim zviceran, ka pësuar një avari në pistën e Rinasit.

Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se avioni me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Avioni ishte nisur nga Venecia, me destinacion Tiranën. Pasagjerëve iu është dhënë ndihma e parë menjëherë. Nga incidenti në fjalë nuk ka asnjë të lënduar.

Pas kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin e Rinasit u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Tani fluturimet kanë rifilluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë