Rritet sërish numri i vdekjeve nga Covid në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 15 qytetarë. Ndërkohë edhe numri i rasteve të reja është rritur duke shkuar në 594 nga 4625 testime të kryera.
Ministria thotë se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74 vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora.
Rastet e reja në secilën bashki: 211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë, 29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll, 5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar, 3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.
Situata në spitale – Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 177 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë janë shëruar 984 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155,678 që nga fillimi i epidemisë.
Ndër të tjera, Ministria u bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (28 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 594
Të shëruar në 24 orë 984
Të shtruar në spitale 177
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2183
Testime totale 1,193,944
Raste pozitive 168,782
Raste të shëruara 155,678
Raste Aktive 10436
Humbje jete 2,668
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,721
Fier 975
Durrës 996
Shkodër 911
Vlorë 584
Elbasan 535
Lezhë 408
Berat 398
Korçë 266
Kukës 248
Gjirokastër 204
Dibër 190
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




