Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti ranë dakord që mes dy vendeve të ketë një sekretariat të përbashkët koordinues që do të bashkërëndojë punët dhe marrëveshjet mes dy vendeve.
Kurti ka zbuluar se kush do të jetë drejtues i këtij sekretariati, i cili fillimisht pritet të bashkërendojë punën për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në muajin nëntor të këtij viti.
“Udhëheqës i këtij sekretariati do të jetë Gentian Sala, i cili ka dy pasaporta. Atë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Në vitin 2014, Gentian Sala u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë si kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Në përfundim të mandatit, ai u zëvendësua nga Armela Krasniqi.
Ai ka një eksperiencë dhjetëvjeçare si administrator dhe njëkohësisht aksionar në kompani të ndryshme shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




