Ka ndodhur

Italiani tenton të futet me dokumente false në Kakavijë

Një 25-vjeçar italian, me iniciale G.C., është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë, pasi ka tentuar të hyjë në Shqipëri me dokumente të falsifikuara. Policia njofton se gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe sekuestruar një kartë identiteti e falsifikuar.

Në lidhje me këtë çështje, është procedura edhe 60-vjeçari nga Vlora me iniciale A.T., pasi dyshohet se ka ndihmuar të riun italian për të kaluar kufirin. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë