Ka ndodhur

Tenton të fikë zjarrin, asfiksohet nga tymi dhe humb jetën

Një 59-vjeçar, nga fshati Starbeg në Kryevidh të Kavajës, ka humbur jetën pasditen e të dielës në luftë me flakët.

Sipas policisë së Kavajës rreth orës 14:50 ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R.P.

59-vjeçari duke parë që flakët po përhapeshin me shpejtësi tentoi të shuajë zjarrin me mjete rrethanore, por është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë