Ka ndodhur

Durrës, në taksi me 6 kg kanabis dhe pushkë me vete

Një 25-vjeçar, me inicialet E.M., është arrestuar, pasi në momentin e kontrollit nga policia në automjetin e tij, janë gjetur 6 kanabis gati për shitje dhe 1 pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Pas informacioneve të marra për këtë person, policia e ka kapur teksa ai ka marrë një taksi për të lëvizur në qytet, por me vete kishte dhe një ngarkesë me drogë.

Mësohet se po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë