Ka ndodhur

Sherr në një lokal në Gjirokastër, burri dhunon ish-gruan me ndihmën e të vëllait

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim në Gjirokastër, pasi akuzohen se mbrëmjen e të shtunës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së njërit prej tyre.

Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit me iniciale F.S. dhe G.S., pasi dyshohet se në një bar-kafe kanë dhunuar shtetasen me iniciale O.S., e cila rezulton se ka qenë e martuar me F.S.

Gjithashtu për motive të dobëta, ata kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri një 33-vjeçar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë